Më shumë kursim, më pak blerje luksi
Pas pandemisë së covid-19 të gjithë do të përshtatemi me norma të reja sjelljeje. Diktuar nga kujdesi për higjenën, por edhe nga situata e vështirë ekonomike, një pjesë e konsumatorëve do të priren për blerjet bazike, duke lënë mënjanë mallrat e luksit dhe kjo do të rrezikojë mbylljen e atyre qindra bizneseve të vogla, që nuk kanë shërbime të domosdoshme. Sipas shoqatës së bareve, rihapja e bizneseve është pika zero e aktivitetit të tyre, pavarësisht sesa vite kanë në treg.
Lufta me armikun e padukshëm që po ndryshon të gjithë strukturën ekonomike, kërkon që biznesi dhe sipërmarrësit të përshtaten me këto rregulla të reja. Situata pandemike nga coronavirus e ka kthyer vitin 2020 një sfidë për të gjithë globin.

Të gjithë do të sillemi ndryshe pas pandemisë
Distancimi fizik për të parandaluar përhapjen e coronavirus do të kthehet në një normë sjellje me kalimin e kohës. Sociologia Entela Binjaku thotë për Monitor Ekonomi se edhe pas daljes nga karantina, individët do të kërkojnë të qëndrojnë të vetmuar, duke shmangur frekuentimin e vendeve me grupime të mëdha njerëzish. Nga ana tjetër sipas sociologut Gëzim Tushi, pandemia po na orienton gjtihnjë e më shumë drejt familjes moderne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb