TIRANA

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, përmes një video, të shpërndarë në rrjetet sociale, ka uruar të gjiityhë studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

Hoxha thekson se UT ka marrë të gjitha masat ndaj Covid-19, për të pasur një vit akademik me kushte sa më të mira.

“Viti akademik 2020-2021 është një fillim viti ndryshe, e ndikuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe që na ka detyruar t’ii përgjigjemi situatës, për të vazhduar proceset akademike, në kushtet e imponuara.

https://fb.watch/1ubruj16-z/

UT ka marrë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve, por edhe për stafet në universitet. Stafet kanë marrë përsipër që të zhvillojnë proces mësimor normal, pavarësisht të papritura që mund të sjellë kjo pandemi. Jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg.

Të nderuar studentë, ju uroj shumë suksese, sidomos studentëve që hyjnë për herë të parë në ambientet e Universitetit të Tiranës. Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare”, deklaroi ndër të tjera rektori Hoxha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb