Paksa e çuditshme situata e Mario Balotelli-t te klubi i Nicë-s kohët e fundit. Sulmuesi italian raportohet se fillimisht ka marrë gjobë nga francezët për kilet e tepërta, ndërsa vetëm pak minuta më pas presidenti i klubit ka vendosur t’i rrirë rrogën

Jean-Pierre Rivere, presidenti i Nice ka deklaruar:

“Ne jemi të bindur se Mario do të zhvillojë një sezon fantastik me ne, pasi do ta vëmë në kushtet e nevojshme për të shprehur cilësitë e tij”, tha më tej presidenti i Nice, që ka si shqetësim të vetëm peshën e tepërt të sulmuesit. Kur Balotelli u grumbullua në kombëtare peshonte 99.7kg, ndërsa pas disa ditësh, kur shkoi te skuadra e Nice, peshonte 103kg.

Shumë për një lojtar 1.88 metra i gjartë, që duhet të jetë rreth 88kg. “Ne si klub nuk bëjmë dallime dhe nuk i trajtojmë lojtarët sipas dëshirës tonë. Ndaj dhe vendosëm ta gjobisim për kilet e tepërta, pasi nuk mund të vijë në këtë formë në stërvitje,”- tha presidenti i Nice, që duke folur për kontratën e re të Super-Mario, shtoi: “Me qenë se Mario qëndroi me ne, vendosëm që t’i rrisim rrogën, pasi të gjesh një sulmues të këtij kalibri diku është e vështirë dhe kushton shumë,”-tha Jean-Pierre Rivere.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: