Fitorja fantastike përballë Cagliarit ka bërë të tifozët e Lazios të ëndërrojnë për një sezon të madh, fundja shifrat i japin të drejtë pasi romanët ndodhen në vendin e tretë, vetëm 3 pikë larg Interit dhe Juves. Arkitekti i këtij suksesi është pa diskutim Igli Tare, i nominuar së fundmi për çmimin si drejtori sportiv më i mirë në botë. Ish sulmuesi i famshëm shqiptar, është ndalur duke folur për faqen zyrtare të klubit për këtë moment fantastik që po kalon Lazio:

Tare Lotito
Tare Lotito

“E të mendosh që në fillim ishim copë-copë ku të gjithë duhet të shkonim në shtëpi. Fitorja e fundit kundër Caglierit vërtetoi se jetojmë në një qytet ku mjafton pak për të kaluar nga njëri yll tek tjetri. Po e shijoj këtë moment magjik në mënyrën më të bukur të mundshme por jam i vetëdijshëm se rruga është shumë e gjatë. Personalisht më pëlqen të jem entuziast dhe të them se nuk duhet të kemi frikë të luftojmë për të fituar kampionatin por nga ana tjetër duhet të jemi me këmbë në tokë pasi ekipet e tjera janë ndërtuar në një mënyrë ndryshe”.

Tare 2
Tare 2

Në fund Tare ka dy fjalë dhe për eliminimin nga Europa League, një eliminim që nuk la një shije të mirë: “Dolëm nga ky turne për fajin tonë e jo për meritë të të tjerëve, gjithsesi iu them se grupi është i njëjtë, nuk lindi sot por është ndërtuar prej kohësh, kundër Caglierit u pa qartë shpirti i skuadrës, tani sfidojmë Juventusin në Superkupën e Italisë, do ta luajmë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: