Asnjë trajner nuk e ka pasur shansin të drejtoj në karrierën e tij dy nga lojtarët më të mirë të gjithë kohërave, C.Ronaldo dhe Leo Messi. Ky shans unik i vjen Zinedine Zidane, gjithnjë nëse francezi pranon ofertën e bërë nga PSG.

Nga Franca vijojnë të insistojnë se Zidane ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i sheikut Al-Khelaifi. E sigurt është që në fund të këtij sezoni, Pochettino do të largohet nga Parisi por mbetet e paqartë se kush do të jetë pasuesi i tij.

Zidane
Zidane

Le Parisen shkruan se PSG vijon të josh ish trajnerin e Real Madrid, por Zidane mbetet në pritje të një telefonate nga Federata Franceze.

Zizu
Zizu

Në javët në vijim Al-Khelaifi do të tentojë edhe një herë të marr një përgjigje pozitive nga ana e Zidane, projekti i tij mbetet gjithnjë i rëndësishëm, por me sa duket jo mjaftueshëm sa për të bindur Zidane, të paktën jo për momentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: