TIRANË

Kryemistri Edi Rama ka falënderuar ne një fare mënyrë ministrat që bashkë me të po punojnë për përballimin e situatës nga koronavirusi duke i përmendur me radhë. Në një intervistë për News24 kreu i qeverisë, tha se e nis komunikimin me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që në mëngjes herët dhe e mbyll në orën 1-2 të natës por nuk harroi as ministrat e tjerë. Sa iu përket akuzave të opozitës se nuk ka dalë nga shtëpia, Rama tha se ai punon kudo njësoj si në zyrë, si në shtëpia ashtu dhe në makinë. Kreu i qeverisë bëri të ditur se në fundjavë ka zbatuar masat si çdo qytetar duke qëndruar në shtëpi dhe më pas ka vijuar punën normalisht në zyrë.

“Ka shumë të tjerë që punojnë me mua pa pushim. Ministrja e Shëndetësisë dhe ajo del shpesh, është në krye të detyrës dhe ne e fillojmë komunikimin në pikë të sabahut dhe e mbyllim në 1-2 të natës. Ministrja e Mbrojtjes që në ditën 1 është në krye të detyrës dhe tani është duke mbështetur planin operacional humanitar për të çuar ushqime në familjet e varfra. Në Thumanë janë çuar mbrëmë po shpërndahen sot. Ministri i Brendshëm është në krye të detyrës, Ministrja e Infrastrukturës është në krye të detyrës. Ministri për Europën e Punët e jashtme është gjatë gjithë kohës në punës për të komunikuar me stafin.

Të gjithë janë në krye të detyrës. Me ministrin e rindërtimit vijojmë punën, ministrja e Financave vijon punën. E bëjmë këtë duke komunikuar përmes Whatsapp e videokonferencave. Pjesë e madhe e punës sime është kjo që po bëj duke folur vazhdimisht me njerëzit dhe duke marrë miratim si asnjëherë më parë”, deklaroi ai.

Opozita thotë se ju nuk lëvizni nga shtëpia juaj, punën e bëni përmes telefonit, keni një përgjigje?

Së pari, nuk më vjen mirë se zakonisht lihet ëmbëlsira në fund dhe ju latë opozitën por kam bërë gjënë e duhur duke respektuar ekzaktësisht kërkesën që buron nga ligji i luftës për të gjithë. E kam bërë njësoj si gjithë qytetarët në periudhën e fundjavës jam mbyllur në shtëpi. Një gjë është t’i kërkosh njerëzve të mbyllen në shtëpi dhe vetë të thuash e kam të mundur të dal. Por edhe për të ndjerë rregullin ata që ndiejnë të tjerët. Pastaj kam dalë në zyrë si çdo ditë. Por unë si në shtëpi si në zyrë, si në makinë jam në punë. Por këtë nuk e kuptojnë dot ata që janë në gjumë në kohën e punës. Ju falënderoj se më dhatë mundësinë që të flas për shumë gjëra dhe e bëtë me shumë efikasitet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb