BRUKSEL– NATO dhe Mali i Zi do të zhvillojnë sot dhe nesër bisedimet për anëtarësimin në Bruksel, pas ftesës së drejtuar në muajin dhjetor të kësaj Republike të vogël të Vendeve të Ballkanit, e cila mund të anëtarësohet në Aleancën e Atlantikut pas tetembëdhjetë muajsh.

Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s i drejtuan një ftesë në fillim të muajit dhjetor Malit të Zi të bëhet i 29-i shtet anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e cila po vijon zgjerimin në vendet e Ballkanit duke ngjallur pakënaqësinë e Moskës.

“Negociatat përfshijnë çështje në planin politik, ushtarak dhe ligjor, një mënyrë e mirë e përfshirjes së dy palëve në diskutimin e një sërë temash”, bëri të ditur NATO në një deklaratë të publikuar në faqen në internet.

Ky hap shënon progresin e arritur nga Mali i Zi prej marrjes së pavarësisë, pas shkëputjes nga Serbia në vitin 2016, vlerësoi kryenegociatori i NATO-s, Thrasyvoulos Terry Stamatopoulos, cituar në një deklaratë. Të jesh anëtar i NATO-s do të rrisë më tej forcimin e sigurisë dhe sovranitetit të Malit të Zi”, siguroi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: