Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për procesin e fillimit të regjistrimeve në universitetet publike shqiptare e cila ka filluar vetëm 24 orë më parë, dhe raundi i dytë përfundon 24 orë më vonë.

Xhelaj thotë se deri më tani janë regjistruar në universitete 3700 maturantë teksa zbulon edhe cilat ishin kategoritë më të preferuara nga maturantët, të paktën në aplikime.

Ai shprehet se në krye qëndrojnë inxhinieritë, shkencat ekzakte dhe teknologjia e informacionit. Për Xhelajn ky është lajm i mirë pasi maturantët tashmë janë maturuar dhe po orientohen drejt tregut të punës.

Më tej, kreu i rrjetit Akademik Shqiptar thotë se mbetet ende i lartë interesi për mjekësi dhe infermieri, por thekson se ka rritje për degët e mësuesisë, që patën 10 mijë aplikime si dhe për ato te UBT.

 

”Ka filluar sot në mëngjes procesi i regjistrimit, para dy ditësh doli renditja e maturantëve. Më 31 renditja, studentët patën 1 ditë kohë për të bërë ankimimin. Pati pak lëvizje, që do të thotë se kjo bëhet nga vetë universitetet klasifikimi në bazë të kritereve dhe vlerësimeve.

Është një proces që po ecën normalisht. Mbi 3700 regjistrime.

Është një dokumentacion si karta ID, diploma, dokumenta shoqërues, që janë në udhëzim të Ministrit. Procesi vijon për 48 orë. Studentët kanë 2 ditë kohë të regjistrohen në programin fituesë.

Pra këta që regjistrohen lirojnë se paku 3700 vende. Do të themi që sot gjatë gjithë ditës që është shfaqur ngjyra e verdhë, pra që janë fituesë por duhet të presin 24 orëshin.

Ata që janë fituesë duhet të bëjnë regjistrim në 24 orë, ose vendi i tyre i kalon tjetrit në radhë.

Janë 7 faza 48 orëshe, dhe nga eksperienca e viteve të kaluara lirojnë vendet për shokët e tyre. Në raundin e parë kalon 70-75% e maturantëve, më pas në raundin e dytë kalojnë ata që s’fituan në raundin e parë. Pastaj janë ata të vjeshtës ose ata që e kanë lënë për ta vijuar më vonë.

A është e mjaftueshme?

Një maturant që ka fituar 4-5 degë, s’ka alert. Mund të regjistrohet. Ata që janë në pritje mund të bëjnë update listën. Ka një kënd të maturantit që tregon ecurinë. Nëse ka regjistrime mirë. Koha është mëse e mjaftueshme. Maturantët janë maturuar në këtë proces. E shohin që kur shpallesh fitues, që tani e di që je fitues. Dhe ke 48 orë plus këtë kohë që ke pasur në dispozicion, do të regjistrohesh apo të vijosh garën. Koha është mjaftueshëm.

Plus kësaj në fund të çdo raundi, ka qenë 24 orë, tani 48 orë që maturanti mund të ç’regjistrohet. E bën në fund fare, dhe aplikon për raundin tjetër, por e vendos vetë ai, e ka ai përgjegjësinë. Është garë e ndershme ku secili merr atë që meriton.

Momentalisht, nisur nga aplikimet, degët më të preferuara në A2, inxhieneria, teknologjia e informacionit, dhe shkencat ekzakte.

28 mijë aplikime deri më tani. Pra po shkojnë drejt tregut të punës. Ky është lajmi i mirë për maturantët. Inxhinierët hapin vende pune, shkojnë drejt kompanive, sipërmarrjeve, pra një mendim inovator.

Shkencat ekzakte mundësojnë përthithjen e kapitalit. Jo vetëm kapitali vendas por edhe i huaj. Duke pasur resurse të mira, të formuar në universitete. Dhe investitorët do të jenë më të interesuar për shembull.

Në vend të dytë qëndron mjekësia, infermieria, shëndeti publik. Ka pasur interes në rritje me 19 mijë.

Vend të tretë, klasikja, ekonomiku. Do të mbetet kjo dmth edhe për pak kohë.

10 mijë aplikime për mësuesi. Juridiku ka rënie. Bujqësoret kanë pasur më mirë rritje. Agroturizmi, bujqësia, shihet që ka fonde në drejtim të këtyrë fushave dhe orientohet aty ku ka treg dhe mundësi për financim.

Mund të themi me plot gojë, se maturantët po maturohen. U pa një trend që pati një bum drejt infermirisë. Maturantët e ndjekin trendin e punës. Nga informacioni prej universiteteve, mediave etj. Nëse do kishim edhe një sistem të mirë të rankimit të universiteteve, do të ishte më mirë.”- tha Xhelaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb