TIRANA

IKMT do të fillojë aksionin edhe në lotin e lll të Unazës së Madhe në Tiranë.

BalkanWeb mëson se fillimisht do të prishen 6 objekte një dhe dykatëshe të shpronësuara sipas ligjit.

Më herët shpronësimi në Unazën e Madhe ka hasur problematika që e mbajtën procesin e ndërtimit 2 vite të pezulluar edhe nga protestat e banorëve pas skandalit të qeverisë me kompaninë ‘’DH Albania’’.

Me lotin e lll-të të Unazës së Madhe pritet t’i jepet fund shëmbjeve dhe t’i hapet rrugë segmentit prej 2 kilometrash tek Unaza e Re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb