STAMBOLL- Filloi festivali botëror i kafesë “Istanbul Coffee” që ka bashkuar konsumatorët me 55 emrat e markave më të njohura në botë të kafesë, përfshirë ”infrastrukturën” që shoqëron një nga pijet më të përhapura në botë, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Kryetari i DSM Group dhe organizatori i festivalit, Alper Sesli tha se përhapja e kafesë në botë që prej më shumë se 500 vjetësh dhe mënyrat e përgatitjes së saj ishin arsyet kryesore për organizimin e këtij festivali.

”Kafeja ka një vend të rëndësishëm në jetën e çdo turku. Ky aktivitet nuk është një panair sepse brenda tij ka art, muzikë, pikturë dhe kinema”, theksoi Sesli.

”Në këtë festival që organizohet për herë të parë marrin pjesë 55 marka kafeje nga e gjithë bota”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: