Universiteti i Mjekësisë ka shpallur kriteret për pranimin në degët e ciklit të parë dhe programet e integruara në ciklin e dytë për vitin akademik 2018-2019.

Të gjithë studentët e interesuar për të vazhduar studimet në një prej degëve të parapëlqyera në këtë universitet tashmë mund të njihen me kushtet, plotësimi i të cilave mund t’i bëjë fitues. Respektivisht, kandidatët që do ndjekin vitin akademik 2018-2019, duhet që të kenë mesataren mbi 8.5 për të fituar në degën Mjekësi e Përgjithshme,

Farmaci e Stomatologji; ndërsa ata që duan të aplikojnë për programin e studimit Shëndet Publik, duhet të kenë një mesatare më të lartë se 8.

Më tej, në vendimin numër 4 të marrë nga senati akademik bëhet me dije se një mesatare mbi 7.5 është e domosdoshme për të aplikuar në degët Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi, Mami, Teknikë Imazherie, Teknikë Laboratori e Logopedi. “Nota mesatare minimale përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore”,-citohet në vendimin e Universitetit të Tiranës.

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/02/10/fillon-gara-per-universitetin-e-mjekesise-kriteret-e-reja-te-pranimit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb