KIEV-Sot ka hyrë në fuqi ndalesa e fluturimeve direkte ndërmjet Ukrainës e Rusisë, që është inicuar si masë e re e Kievit, pasi në momentin e fundit dështuan bisedimet e krizës ndërmjet dy palëve.

Muajin e kaluar Ukraina pati shpallur ndalesën e fluturimeve nga kompanitë ajrore të Rusisë, si shenjë e masave hakmarrëse pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, në mars të vitit të kaluar.

Këtë hap Rusia e ka cilësuar si “çmenduri” dhe tha se do të ndërmerrë masa të njejta.

Dhjetëra mijëra udhëtarë do të preken nga kjo ndalesë, për çdo muaj.

Tashmë udhëtarët nga këto dy vende janë të detyruar të udhëtojnë nëpër shtetin e tretë ose të përcaktohen për udhëtim me tren, që zgjatë deri në 13 orë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: