Tek Inter ka nisur numërimi mbrapsht për Romelu Lukakun. Për rikthimin e belgut te zikaltrit, gjithçka është bërë prej ditësh dhe mungojnë vetëm detajet e fundit për të plotësuar enigmën dhe për të përfunduar marrëveshjen.

Në detaje, Big Rom pritet të mërkurën në Milano për të mbështetur vizitat rituale dhe më pas për të firmosur marrëveshjen e re. Në Milano, pra, më 29 qershor do të fillojë dita e Lukakut.

Belgu do të mbërrijë në Linate me një fluturim privat nga Olbia dhe më pas do të fillojë procesi i zakonshëm i testeve fizike dhe nënshkrimit. Në pritje të tij, duke pasur parasysh kritikat e Curva Nord, në aeroport me shumë mundësi nuk do të ketë ultras si dy vite më parë.

Pas nënshkrimit, belgu do të rikthehet menjëherë në Costa Smeralda në Sardegna për të përfunduar pushimet dhe njëkohësisht edhe stërvitje individuale. Grupi zikaltër do të takohet më 6 korrik, por Lukaku duhet të rreth datës 10 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb