TIRANË- 10, 9, 8… sekondat ecin mbrapsht kur më pak se 3 ditë kanë mbetur nga “dita e përballjes së madhe” për një tjetër zyrtar të drejtësisë. Sapo hap faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përballesh me numërimin mbrapsht që ka nisur për një gjyqtar të lartë që do të kalojë shumë shpejt në sitën e vettingut.

kpk fatmir hoxha

Ai është Fatmir Hoxha, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese që do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit paraditen e 7 majit, ku do të ketë më pas edhe një vendim nëse do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë apo jo, ashtu siç edhe ka ndodhur me disa prokurorë e gjykatës deri më tani.

KPK numerimi

Dhe në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, numërimi ka nisur mbrapsht për Hoxhën. Në web është vendosur koha ekzakte deri në nisjen e seancës si dhe të dhënat e tjera për gjyqtarin. Treshja e gjykimit të tij përbëhet nga Trupi Gjykues: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb