Ligji 7501 i vitit 1991, përveç problematikave të krijuara në shumë zona të Shqipërisë, në Veri pati edhe veçanti të tjera. Në shumë zona të Veriut ky ligj nuk ka vepruar fare dhe fshatarët janë kthyer tek tokat e tyre të dikurshme, duke mos patur asnjë dokument për tokën e tyre.

Kjo ka bërë të pamundur pajisjen e tyre me dokument pronësie, situatë e cila vijon ende. Mund të përmenden si të tilla, shumë zona në Kukës, Dibër, Malësinë e Madhe, Has, etj.

Ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” parashikonte rrugëzgjidhje ligjore edhe për këto tipologji problematikash, duke parashikuar që, për këto zona, në mungesë të ndarjes së AMTP-ve, toka të ndahet fshatshe, duke u mjaftuar me dakordësinë e vetë fshatarëve që i disponojnë këto parcela toke me kufitaret e tyre; dhe, më pas me miratimin e tyre në Këshillat Bashkiake përkatëse.

Kjo mënyrë veprimi po eksperimentohet nga ana e Kadastrës në disa prej zonave të Veriut për të parë mënyrën e funksionimit të saj. Pikërisht ky proces ka filluar këtë fundjavë në Kukës për të vijuar më tej edhe në zona të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, bashkë me kryetarin e Bashkisë Safet Gjici organizuan një takim me banorët e fshatit Gostil, gjatë të cilit u sqarua procedura e re ligjore dhe filloi shpërndarja e dokumentacionit të tokës për secilin prej familjeve bujqësore. Fshati Gostil pranë Kukësit, është një prej fshatrave që prej 30 vjetësh pret zgjidhjen e problemit të tokës për rreth 140 familje dhe 600 parcela toke bujqësore.

Zgjidhja e këtij problemi i hap rrugën futjes së kësaj prone në tregun e tokës, përfitimin e kredive, aplikimin për financime përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe përfitime të tjera.

Arkivës së Tropojës i vihet çelësi.

Po ashtu drejtori Artan Lame i ka vënë drynin edhe arkivës së dokumenteve të trashëguara të drejtorisë së Tropojës, pasi ajo ka përfunduar digjitalizimin dhe gjithçka ndodhet online. Lame: “Celësit të arkivit të Lushnjës që e mbyllëm në tetor, sot i bashkohet edhe çelësi i arkivës së drejtorisë së Tropojës”.

Janë 325 mijë fletë që dokumente që u skanuan dhe 35.000 dosje pronash të kësaj Bashkie që u digitalizuan.

Dixhitalizimi i arkivit dokumentar të pronave të Tropojës, u krye në kuadër të një projekti të financuar nga Qeveria Shqiptare për dixhitalizimin e të gjithë arkivave.

Falë këtij procesi, tashmë të gjitha transaksionet e pronave do të kenë këto përmirësime:

– ????et ???????a ? ????????????? ?ë ????ë;

– ??i?et ??????ë??a ? ??ë???? ?ë ??ë??????;

– ????et ??????a ? ????ave.

Tropoja me parqet Kombëtare natyrore është një zone ku turizmi malor po merr përparësi dhe ky proces do të ndihmojë në zhvillimin e tij duke lehtësuar transaksionet e pronësisë dhe sigurinë e tyre.

Qytetarët nuk do kenë më përballë sportelet e Kadastrës, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me nje klik do të kesh shkresën e pronës në telefonin personal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: