Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla bashkë me kryetaren e bashkisë, Eriselda Sefa ka parë sot nga afër punën që ka nisur në Lushnje për çlirimin, pastrimin dhe gjelbërimin e trotuareve dhe hapësirave publike.

Lushnja është kthyer në një kantier punimesh, ku punonjësit e bashkisë vijojnë punën për mbjelljen e luleve përgjatë gjithë shëtitores dhe rrugëve ‘Uan Kondakçiu’ e ‘Misto Mame’ në rajonin nr.3

Gjithashtu puna vijon dhe në rajonin nr. 4 në qytet, ku Balla u angazhua personalisht në çlirimin e hapësirave publike për prishjen e një gardhi në mënyrë që të vazhdojë puna për pastrimin e territorit, pastrimin e pusetave si edhe është duke u bërë rikonceptimi i linjës elektrike në bllokun e lagjes ‘Gafurr Muço’.

Balla u shpreh se puna do të vazhdojë intensivisht në Lushnje ashtu siç ju premtua qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb