Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës kryesore të Polisit në Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se edhe pse këtë vit tepër të vështirë për financat e publike, e mbajtëm fjalën e dhënë popullit të shkëlqyer të Polisit në Librazhd.

Sipas Ballës, rruga e re e kthen Polisin në një zonë tërheqëse për agroturizmin, duke u mbështetur në mikpritjen dhe traditën e rrallë të polisarëve.

Postimi i plotë:

Në këtë vit tepër të vështirë për financat e publike, e mbajtëm fjalën e dhënë popullit të shkëlqyer të Polisit në Librazhd, duke filluar ndërtimin e rrugës kryesore të kësaj zone. Bashkë me Kastriotin Bashkia Librazhd si në çdo rast ndoqëm nga afër punimet e filluara nga kompania zbatuese.

Por bashkë me ne edhe shumë banorë të Polisit, nga Gurshpata në Polis Sheh, nga Qendra në Gostimë, na u bashkuan në një bisedë spontane për këtë investim të rëndësishëm, i cili do të transformojë tërësisht këtë zonë. Rruga e re e kthen Polisin në një zonë tërheqëse për agroturizmin, duke u mbështetur në mikpritjen dhe traditën e rrallë të polisarëve. Siç kishim rënë dakord me banorët, ky Vit i Ri që po vjen do të na gjente me rrugën e re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb