Ka nisur sot në Kavajë ndërtimi i Ujësjellësit të ri të Qytetit. Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali i pranishën në inagurimin e punimeve tha se ky është projekti dhe investimi më i rëndësishëm që është bërë ndonjëherë në Kavajë.

Falë kërkesave tona të vazhdueshme dhe mbështetjes së qeverisë dhe në veçanti të kryeministrit Edi Rama do të bëhet e mundur furnizimi 24 orë me ujë për qytetarët e Kavajës. Unë e ndjej vehten me fat që jam pjesë e këtij investimi si kryetar Bashkie.

Prej 30 vitesh Kavaja ka vuajtur mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ky projekt pritet të furnizojë me ujë të pijshëm 42 Mijë banorë për qytetin e Kavajës dhe me prespektivë për zgjerim në të ardhmen ndërsa afati i realizimit të tij është 12 muaj.

Gjithashtu do të ndërtohet një depo e re 5 Mijë metra kub e kontrolluar me sistem automatik SCADA që përbën 25% të vlerësoni së projektit.

Uji do të merret nga puset e çermet ku rrjeti kryesor ka përfunduar së ndërtuari prej një viti.

Rrjeti i shpërndarjes në të gjithë qytetin do të ndërtohet plotësisht I ri me thbacione të reja plastike me kuti shpërndarje dhe sahat në çdo shtëpi gjë e cila do të sjellë ndalimin e humbjeve në rrjet.

” I falenderoj mediat që e bëmë këtë projekt madhështor. Majin që vjen çdo familje në Kavajë do të ketë 24 orë ujë në 7 ditë të javës. Ndërkohë po vijojmë me projektet e tjera në Luz apo dhe për Unazën e re të Kavajës. Do të ketë edhe investime të tjera. ”- tha Krali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb