Ka përfunduar takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në kuadër të dialogut mbi normalizimin mes dy vendeve.

Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord të shkëmbejnë të dhënat arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, ka raportuar media serbe N1, ndërsa të dhëna zyrtare nga qeveritëpërkatëse nuk kanë dalë ende.

Në takimin e sotëm, janë zhvilluar takime mes të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçaku, kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviçit.

Sipas N1 është arritur një dakordim në lidhje me hapjen e arkivave dhe do të dorëzohen pas kërkesës së të dyja palëve dhe jo në mënyrë automatike.

Çështja e arkivave ishte një nga pengesat mes dy shteteve, ku Serbia së fundi ka këmbëngulur në hapjen e arkiva të UÇK-së ndërsa Kosova ka pranuar të hapen duke u arsyetuar se në to nuk ka asgjë.

Ndërkohë, Kosova do të përdorë marrëveshjen aktuale të arkivave për të përcaktuar fatin e të zhdukurve gjatë luftës së vitit 1999.

Ndryshe, delegacionet e të dyjave shteteve nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare rreth përdorimit të targave të automjeteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb