Fillon viti i ri shkollor në juglindje të vendit, deri në këto momente nuk raportohen probleme të mbylljes së ndonjë shkolle por në disa shkolla 9-vjecare sipas drejtorit të drejtorisë arsimore Kristaq Grabockës mungojnë termometrat, gjë e cila do të zgjidhet shumë shpejt, në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal.

Ndërkohë për shkollat që nuk kanë ujë të pijshëm është bërë i mundur furnizimi me autobote.

Sipas Grabockës në juglindje ka mësues të infektuar por edhe të tjerë të dyshuar të cilët janë karantinuar në banesat e tyre, deri në përmirësimin e gjendjes së tyre.

Ndërkohë nga një vëzhgim në terren në shkolla të ndryshme të bashkisë Korcë, puna ka vijuar normalisht ndërsa nxënësit janë futur në bankat e shkollës, por ajo që mbetet shqetësim për prindërit është pikërisht kjo situatë.

Në Korcë ka 7900 nxënës dhe 58 shkolla ndërsa 600 nxënës janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb