PRISHTINE- Kanë filluar parapërgatitjet për fillimin e punëve për realizimin e projektit për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Në një njoftim për media thuhet se kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka takuar përfaqësues të kompanisë tenderuese Sintek-K-ing” për Kosovën dhe Maqedoninë.

Ata janë takuar afër urës, në cepin jugor të saj, me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm, Sami Zeka, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e këtij projekti tepër të rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

“Edhe pse projekti financohet në tërësi nga BE-ja, realizimi i tij është shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dyja anëve të lumit Ibër, ndaj edhe komuna është shumë e përkushtuar që rivitalizimi i urës të bëhet në afatin e parashikuar kohor dhe për këtë arsye do të jetë shumë bashkëpunuese dhe do të ofroj ndihmën e saj që kërkohet”, tha kryetari Bahtiri./KosovaPress/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: