Një nostalgji për atë kohë, pa vështrimin kritik ndaj saj, pa ndjenjën e empatisë për viktimat e saj, pa pendesën dhe pa vënien e drejtësisë, mund ta kenë vetëm pjesa më e keqe e xhelatëve të asaj kohe, ata që anë mbeytru trushpëlarë dhe shpirtthtarë”. Ish i dënuari politik Fatos Lubonja e pat shtruar që në vitin 2009, çështjen e trashëgimisë artistike të para ‘90-ës dhe qasjen ndaj saj në ditët tonë, mënyrën si duhet parë, efektin që ka në shoqëri, mesazhin që jep për brezat që nuk e njohën diktaturën por edhe për ata që e vuajtën diktaturën me dënimet e tyre dhe dënimet e familjarëve. A është kjo trashëgimi mohim i së shkuarës, a është makiazh i saj, apo është pasuri kombëtare? Pyetjet mund të jenë disa, nëse kemi parasysh që arti i para ‘90-ës, komisionohej nga shteti dhe asgjë përtej vullnetit të tij nuk mund të bëhej publik, për çka shpesh, vetë artistët provuan heqjen e së drejtës së krijimtarisë, dënimin me punë në fshatra apo internimin deri edhe vdekjen, siç qe rasti i poetëve ngë Librazhdi, Genc Leka e Vilson Blloshmi, apo poeti kuksian Havzi Nela. Nëse disa u vranë për shkak të krijimtarisë së tyre të lirë, mbetet të pyesim se cila është pesha që ka krijimtaria tjetër, ajo që u lejua të shkonte te publiku.

FILMAT, PASURI APO PROPAGANDË

Një studim i Erblin Vukajt dhe Institutit për Demokraci, Media e Kulturë merr në shqyrtim filmat e xhiruar nga Kinostudio “Shqipëria e re” deri në vitin 1990. Studimi do të prezantohet të enjten në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” nga IDMC. Të pranishëm do të jenë Esat Musliu. Agron Tufa, Iris Elezi dhe autori i studimit, Erblin Vukaj. Janë 82 filma që deri më tani cilësohen si të patransmetueshëm nga ish- drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi, pasi: kanë pasur qëllim të fusin frymën e përçarjes dhe denoncimit brenda familjes (Hije që mbeten pas); paraqet një tablo krejt të pavërtetë denigruese e poshtëruese të kohës (Historiani dhe kameleoni); sjell vijimësi armiqësore të Ballit Kombëtar (Asgjë nuk harrrohet); ka në qendër propagandën e vigjilencën revolucionare të masave mbi armikun (Gjurmë në dëborë); propagandon natën e parë robërisë (Nata e parë e lirisë); filli i luftës së klasave (Një emër midis njerëzve); film tipik agjitativ i mbizotëruar nga parimet e luftës së klasave (Dora e ngrohtë); është manipulim historik (Besa e kuqe); nuk i shpëton elementëve të luftës së klasave si çështja e biografisë dhe ‘hatasë’ së origjinës së Balli Kombëtar (Njeriu i mirë); bazohet mbi parimet luftës së klasave dhe ligjëron veprimet terroriste komuniste ndaj klasave të tjera (Kur hidheshin themelet); paraqet klerin katolik si mbrojtës të injorancës, i nxjerr gegët si të trashë (Shembja e idhujve); ballistët dalin si shkaktarë të të gjitha të këqijave (Njeriu me top); filmi përbuz pronarët dhe ballistët (Pylli i Lirisë); pronarët e tokave paraqiten si kriminelë apo gjakpirës (Tokë e përgjakur); godet kulakët, mësueset dhe borgjezinë (Përballimi); propagandon fantazitë e ish-Sigurimit të Shtetit (Fije që priten); e paraqet Partinë Komuniste si zgjidhje, e vetmja që do i sillte Shqipërisë të mirën (Rrugicat që kërkonin diell); frymëzohet nga revolucioni kulturor kinez (Cuca e maleve), etj. Mes filmave që përçojnë propagandë, ose denigrojnë figura dhe grupe të caktuara shoqërore përmes shtrembërimit të fakteve ose situatave, përmenden edhe “Njësiti gueril”, “I teti në bronz”, “Horizonte të hapura”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Prita”, “Duel i heshtur”, “Komisari i dritës”, “Detyrë e posaçme”. “Toka jonë”, “Vitet e para”, “Furtuna”, “Debatik”, “Skënderbeu”, etj.

Debati a ardhur në forma të ndryshme, nisur edhe nga një shkrim i Fatos Lubonjës, i cili e cilësoi shfaqjen e filmave si “komercializim të nostalgjisë”.

Agron Tufa vjen në këtë studim me qasjen e tij, duke nisur nga një barcoletë e përdorur shpesh në Shkodër, ku mes të tjerash thuhet se “Luftën nuk e kanë bërë partizanët, por Kinostudio Shqipëria e Re”. Ai e cilëson transmetimin e këtyre filmave si Çernobil kulturor, duke qenë se sipas tij, këta filma, na imponojnë rehabilitimin moral, politik e estetik të një prej diktaturave më të egra në shek XX.

Deri më tani, autorët e filmave, nuk kanë pranuar që gjatë transmetimit, filmat e tyre të kenë shënime shoqëruese, ose logon PPSH- që nënkupton se filmat përhapin propagandë.

Në vitin 2017 kur një debat i madh u bë për çështjen, Parlamenti shqiptar nuk pranoi të merrte vendim as të miratonte nisma për rishikimin e filmave apo mënyrën e transmetimit të tyre, të paktën nga transmetuesi publi, ndonëse një shkresë zyrtare iu dërgua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Për Agron Tufën, çështja e filmave ka shumë rëndësi për procesin e dekomunistizimit të shoqërisë.

Televizioni Publik Shqiptar e jo vetëm, vazhdon transmetimin e filmave të Ish- Kinostudios, edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga rënia e regjimit. Paralelisht, procesi i rehabilitimit të ish të përndjekurve ka ecur më hapa të ngadaltë.

Shumë filma, përmes personazheve të tyre, denigrojnë figurën e klerit dhe kundërshtarëve të regjimit, duke i paraqitur kundërshtarët politikë si kunndështarë të atdheut. Figura si Qazim Mulleti apo Sejfi Protopapa denigrohen në filma duke qenë se janë deformuar për t’u paraqitur në mënyrë groteske, duke krijuar perceptimin publik se këta personazhe kanë qenë armiq të Shqipërisë por edhe të papërgatitur, ndonëse të dy vinin nga familje të mëdha dhe Mulleti ishte njohës i 9 gjuhëve të huaja.

Studimi trajton të gjithë filmat dhe jep për ta analiza mbi situatën që trajtojnë dhe manipulimin e saj, duke ngritur tashmë seriozisht pyetjen, nëse këta filma janë pasuri kombëtare apo propagandë komuniste.

Studimi nxjerr në pah se “filmat e vjetër ambalazhohen dhe i prezantohen publikut në një mënyrë të tillë që thjesht të shiten sa më mirë dhe nuk përdoren për të kuptuar një periudhë të gjatë të historisë së këtij vendi, siç ka qenë periudha e komunizmit”. Në këtë pikë sipas Lubonjës, qëndron një pafuqi intelektuale për t’i anal;izuar gjërat ndërsa shoqërisë shqiptare në tërësi i ka munguar reflektimi mbi të shkuarën. Në muajin shkurt të vitit 2017 Agron Tufa, asokohe drejtor i Institutit të Studimit të Kirmeve dhe Pasojave të Komunizmit, i pati dërguar një kërkesë zyrtare, Autoritetit të Mediave Audiovizive ku kërkoi “kalimin në filtër të të gjithë trashëgimisë së kinematografisë komuniste” duke i ndarë prodhimet në shkallë të ndryshme të propagandës që ato ushtrojnë. Ai sugjeroi që secili film apo prodhim, të shoqërohej me një shënim, “ që shpjegon kontekstin ideologjik e politik të kohës kur janë krijuar, ose të një logoje PPSH, apo Kujdes”të vendosur në anë të materialit që shfaqej. As artistët nuk pranuan dhe as institucionet shtetërore nuk reaguan dhe debati u venit pa e zgjidhur problemin.

PËRVOJAT E SHTETEVE TË LINDJES

Një tjetër pyetje që shtrohet është nëse duhen shfaqur më, apo ajo?

Duke sjellë shembujt e shteteve si Estonia, Letonia, Holanda, sllovaki, Rumani e Ukraninë, ai ofron qasjet që shtete të ndryshme kanë pasur me prodhimet artistike dhe ideologjike në Lindje.

Ukraina sipas studimit i ripërdori këta filma për të justifikuar afrimin me Rusinë në vitin 2015, derisa parlamenti miratoi një ligj që ndalonte çdo lloj propagande apo përmbajtjeje audiovizive, që mohon apo justifikon natyrën kriminale të regjimeve totalitare. Prej miratimit të ligjit, televizionet që i kanë transmetuar, janë gjobitur.

Në Sllovaki nuk ka filma të ndaluar, por janë vetë regjisorët që kanë zgjedhur të mos i shfaqin pasi gjykojnë që nuk janë më të përshtatshëm për publikun.

Estonia i ka cilëuar filmat thjesht të vjetruar dhe kur i ka shfaqur me rastin e 100-vjetorit të kinematografisë i shfaqën shoqëruar me prezantime e biseda nga historianë të kinematografisë.
Edhe Letonia, duke qenë se ka ndaluar propagandën komuniste dhe naziste, nuk i transmeton këta filma dhe kur jepen kanë edhe disa komente sqaruese. Në një rast që u shfaqën dy prej tyre, në televizionet publike, pas tyre pati debat në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb