PRISHTINË- Pas sukseseve të shumta filmi ‘Babai’ me skenar dhe regji nga Visar Morina, do të shfaqet sot premierë në Los Angeles. Filmi do të jepet në festivalin e filmit South East European, i cili do të nisë sot dhe do të përfundojë në 5 maj, bën të ditur gazeta “Express”.

Ky film është një ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë kosovare dhe së fundmi protagonisti i filmit Astrit Kabashi fitoi çmimin aktori më i mirë në festivalin Angers Film Festival në Francë.

Në film interpretojnë aktorët kryesorë Astrit Kabashi, Adriana Matoshi dhe Val Maloku, etj.

‘Babai’ shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve ’90, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë mes dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Filmi ‘Babai’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga fondacionet gjermane të filmit si Film und Medien Stiftung NRë, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez Cinema Du Monde dhe nga televizioni publik gjerman ëDR si dhe televizioni publik gjermano-francez ARTE dhe është prodhim i NikoFilm, Gjermani, Produksioni Krusha, Kosovë, Skopje Film Studio, Maqedoni dhe Eaux Vives Productions, Francë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: