Filmi aksion francez “Balle perdue” (Plumbi i humbur), i publikuar në Netflix një muaj më parë, tregon një sukses të vërtetë ndërkombëtar me më shumë se 37 milionë shikime, një rezultat shumë i mirë sipas gjigantit të internetit, zakonisht më tepër i guximshëm në numër.

Filmi i parë i Guillaume Pierret, ku interpretojnë Alban Lenoir, Ramzy Bedia dhe Nicolas Duvauchelle, ky “Fast and Furious” i stilit francez pushtoi abonentët e Netflix në Francë, por edhe në Amerikën Latine, Afrikë dhe në të gjithë kontinentin Europian”, thekson platforma që regjistron 192 milionë abonentë.

“Me filma si “Balle perdue” apo “La Terre et le Sang” të Julien Leclercq me Sami Bouajila, Netflix po merr pjesë në rinovimin e një zhanri në rënie, si filmi aksion francez”, thekson drejtuesi i Netflix duke shtuar se “Balle perdue” mori vlerësime të mira në të gjithë Atlantikun, veçanërisht në “New York Times”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb