TIRANE– “Dita zë fill”, filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçit është përzgjedhur si kandidatura zyrtare e Shqipërisë për “Oscar”, në kategorinë e “Filmit më të mirë të Huaj”.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Bashkëpunimi shqiptaro-grek, prodhim i “Artalb Film” dhe “Graal Films”, është financim i kësaj të fundit dhe Qendrës Greke të Filmit, Euroimages, Ministrisë së Kulturës etj.

“Dita zë fill” pati premierën në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagonist, Ornela Kapetani.

Një nënë e re dhe e vetme në Tiranën e ditëve tona. Në luftë të përditshme me veten, ajo gjendet në tallaze psikologjike që thyejnë njerëzoren brenda saj, si një rrugëdalje që i siguron foshnjës një vjeçe strehë dhe ushqim.
Drama psikologjike, “Dita zë fill”, që prej së enjtes po shfaqet edhe në kinematë e kryeqytetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb