Xhirimi i filmit të parë në orbitë do të jetë një përvojë që do të pasurojë njohuritë kinematografike dhe hapësinore, vlerësoi sot ekipi rus që do të marrë pjesë në të, në prag të nisjes drejt hapësirës.

“Është një përvojë”, përmblodhi regjisori i filmit, Klim Chipenko.

“Unë nuk do të kem se kujt t’i kërkoj këshilla. Nuk do të kem kameraman për ta pyetur se si të xhiroj nën dritën e dritares së mjetit hapësinor”, shtoi ai në një konferencë për shtyp.

Chipenko, 38 vjeç dhe aktorja Yulia Peressild, 37 vjeçe, do të nisen nga kozmodromi rus “Baikonur” në Kazakistan, të martën, për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), ku do të kenë 12 ditë për të xhiruar filmin e tyre, para se të kthehen sërish në Tokë.

Filmi me metrazh të gjatë, i titulluar paraprakisht “Vyzov” (“Sfida” ose “Thirrja”, në rusisht), do të shfaqë një mjeke e dërguar në hapësirë ​​për të shpëtuar jetën e një kozmonauti në vështirësi.

Ky mision filmik në orbitë u njoftua në shtator, disa muaj pasi NASA zbuloi një projekt filmik me aktorin amerikan Tom Cruise.

Aktorja Youlia Peressild, e cila, së bashku me regjisorin, ndoqi një stërvitje të rreptë për t’u mësuar në veçanti me mungesën e peshës, vlerësoi se profesionet e aktorit dhe kozmonautit ishin “dy gjëra të kundërta”.

“Do të shohim, nëse do të mund t’i kombinoj të dyja”, shtoi ajo.

Xhirimi i filmit do të kërkojë përmbushjen e disa sfidave teknike.

Chipenko do të duhet të kujdeset vetë për kamerën, zërin dhe dritën, si edhe të merret me ngushticën relative të segmentit rus të ISS.

Tre kozmonautë profesionistë të vendosur në ISS do të luajnë gjithashtu në film.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: