Nga kinemaja e hapur e Akademisë së Filmit e Multimedias Marubi, kryetari ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e njeriut, Kujtim Çashku ka mbyllur edicionin e 16-të të Festivalit që këtë vit ju kushtua grave dhe fëmijëve në pandemi.

Me një fokus të veçantë te çështja afgane, dita e fundit shënoi shfaqjen e dy filmave afgane dhe për afganët. Filmi i parë, ai i regjisores Sahra Karim u shfaq në Prestige Resort në Durrës ku një pjesë e refugjatëve janë strehuar pasi lanë vendin kur kontrollin e morën talibanet. “Jam I prekur nga bisedat që pata sot me afganët në Durrës pas shfaqjes së Filmit të Sahra Karim. Ata janë mirënjohës për mikpritjen” tha mes të tjerash Çashku. Ai risolli në vemendje forumet e mbajtura mbi reformën në drejtësi te Shkolla e Magjistraturës, atë për refugjatët dhe trafikimin të Akademia e Sigurisë dhe forumin e mbajtur te Universiteti Luarasi për teknologjinë, sigurinë dhe dronet kur bien në duar të gabuara.

Nga ana tjetër ai prezantoi bashkë me zëvendës ambasadorin italian Alberto Petrangeli filmin “I ngjan tim miri”, I sjellë në festival me ndihmën e ambasadës italiane. Aktori kryesor i Filmit, që trajton përplasjet mes pashtunëve dhe hazareve në Afganistan, Basir Ahang, i pranishëm në festival tha se “sot shënohet 128 vjetori i masakres më të madhe ndaj hazareve në Afganistan. Dhe ka një fushatë që bëhet kudo në përkujtim të kësaj date të zezë”.

Zëvendës ambasadori italian falederoi kineastin Kujtim Çashku për mbajtjen e festivalit dhe shumëllojshmërinë e tematikave që Festivali trajton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb