PRISHTINE – Filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, është nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër “Live Action Short Film”.

Ngjarja në këtë film zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, derisa dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë, shkruan rel.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me producentë Eshref Durimishi dhe Harvey Ascott.

“Shok” është filmi i parë kosovar që arrin të nominohet për çmimin Oscar dhe po cilësohet si suksesi më i madh në historinë e kinematografisë kosovare.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: