SPANJE

“La Casa de Papel” është një nga serialet më të ndjekur të të gjtha kohërave.

Filmi më i mirë nga Netflix dhe aq i dashur për të gjithë ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm që prej daljes së tij në vitin 2017 madje ia ka kaluAr edhe ‘Game of thrones’.

Me skenat e saj shpërthyese dhe planet e grabitësve, bën që interesimi për të të rritet edhe më shumë. Sidoqoftë, krijuesi i tij ka zbuluar se sezoni i pestë do të jetë seria e fundit e këtij seriali. “La casa de papel 4” u lançua më 4 prill të këtij viti.

Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji, por tani shërbimi ‘streaming’ gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.

Xhirimet e sezonit të pestë u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku edhe aktorja e njohur Itziar Ituno, që ruan rolin e inspektores Rachel Murrilo u infektua me COVID-19 por arriti ta mposhtë atë pas dy javësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: