ANKARA– Një film biografik, i shumëpritur prej kohësh për presidentin Recep Tayyip Erdogan, pritet të shfaqet në kinematë e Turqisë, disa javë përpara një referendumi kushtetues për të zgjeruar kompetencat e kreut të shtetit.

I titulluar “Reis” (“Kreu”), filmi, vepra e parë në kinematografi kushtuar jetës së Erdoganit, tregon rrugëtimin e tij nga fëmijëria, në lagjen e famshme “Kasimpasa” në brigjet e Bririt të Artë, në Stamboll, me mandatin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit nga 1994 deri në 1998.

Premiera e filmit parashikohet më 3 mars, ose gjashtë javë përpara referendumit të 16 prillit, për një reformë kushtetuse mjaft të diskutueshme që synon zgjerimin e kompetencave të presidentit turk, me forcim të konsiderueshme të autoritetit të Erdoganit.

Ky film ka kushtuar tetë milionë dollarë dhe është prodhuar nga kompania ‘Kafkasor Film Academy’ për të cilën ky është filmi i parë. Premiera e këtij filmi mbahet me 3 Mars.

Gazetari dhe kolumnisiti Mustafa Akyol ka treguar se filmi është përtej propagandave politike.

Presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan do të interpretohen në film nga aktorët Reha Beyoglu dhe Ozlem Balci, ndërsa Erdogan në moshën e fëmijërisë do të interpretohet nga Batuhan Isik Gurel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: