SHBA – Kompania “Sony Pictures” ka njoftuar se filmi “The Interview” do të shfaqet për Krishtlindje në disa kinema në SHBA. Ky vendim ka ardhur pas anullimit që kjo kompani i bëri shfaqjes së filmit, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj saj.

Shefi i kompanisë Michael Lynton tha se ishte i entuziazmuar që komedia në lidhje me një komplot për vrasjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong, tani do të mund të shihej.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: