Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për çmimin prestigjioz Oscar. Kryedemokrati Lulzim Basha me nje postim ne Twitter u uron sukses aktorëve  duke shprehur emocionet që sjell kjo histori guximi dhe vendosmërie

Hive

“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të çmimit Oscar.  Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb