Ky është momenti dramatik, kur një fuoristradë e bardhë futet brenda një supermarket në Britani, duke i hedhur blerësit në ajër.

Incidenti i rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Fillimisht, shihen disa blerës duke shëtitur në ambientet e supermarketit, kur papritur makina luksoze depërton përtej vitrinës së xhamtë dhe merr me vete disa persona.

Njëra nga blerëset, që duket e moshuar, përplaset keqas nga makina. Ndërsa një tjetër merr lëndime më të lehta.

Fatmirësisht sipas mediave të huaja askush nuk ka ndërruar jetë nga ky aksident i tmerrshëm.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb