Në Bolonja të Italisë është shfaqur modeli i rrallë Canto Zagato. Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj super-makine, që është ekspozuar për publikun, në Lamborghini Museum që ndodhet në qendër të qytetit.

E tëra që dihet është se ky Lamborghini P147 është ndër pak vetura që janë prodhuar nga kompania.

Entuziastët e makinave, kanë mundësi ta shohin nga afër këtë veturë, por jo edhe pjesën e brendshme.

Në videon e hedhur në YouTube, shihet modeli ngjyrë portokalli mbyllët, me prerjet e theksuara si dhe pjesët e fryra në mënyrë unike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: