Një ngjarje e shëmtuar është shënuar në Tetovë, ku një mjek anestezist në repartin e gjinekologjisë, ka xhiruar pamje nga brenda dhomave dhe i ka publikuar në “Tik Tok”.

Në këto pamje dukej përveç personelit, edhe pacientet femra. Pas shqyrtimit të rastit, gjykata e ka dërguar mjekun 8 ditë në paraburgim.

Ndaj 43-vjeçarit me iniciale A.D., nga Odri i Tetovës, rendojnë akuzat  “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb