Një burrë 26-vjeç thotë se ishte duke filmuar protestat në Paris kundër reformave të pensionit, kur një polic e goditi me shkop me tërë forcën në organin gjenital – ku si pasojë mjekët janë detyruar t’ia amputojnë njërin testikul që ta shpëtojnë.

Burri i identifikuar nga mediat franceze si Ivan S., ka ngritur padi kundër policisë pariziene, nën akuzën për përdorim të tepruar të forcës.

E përditshmja franceze Liberation ka identifikuar burrin si 26-vjeçarin me profesion inxhinier në një kompani të madhe franceze, i cili kishte dalë në demonstrata kundër sistemit të reformave pensionale.

Rreth një milion njerëz morën pjesë në demonstratat në mbarë Francën, kurse të paktën 80 mijë morën pjesë në tubimin më të madh në Paris.

Ata demonstruan kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron, që ta rrit pragun e moshës për të dalë në pension.

Burri tha se policia fillimisht e kishte rrëzuar në tokë derisa po filmonte demonstratën. Me të patur kontakt me tokën, një polic i ishte vërsul duke e goditur me shkop në testikuj.

  • foto galeri
  • foto galeri

E komandanti i policisë në Paris, Lauren Nunez, ka urdhëruar fillimin e hetimeve lidhur me këtë incident që është bërë bujë në mediat botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb