Prej dhjetëra vitesh jeton në rrugë, por së fundi është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale, prej asaj se çfarë thotë e mendon. Shumë e kanë quajtur filozofi i rrugës. Eshtë Avniu i Elbasanit, dhe sot mosha që ka mbi supe, ia ka bërë më të vështirë jetesën. Gazetari i News24, Osman Stafa, bëri një thirrje në rrjetet sociale, për ta ndihmuar sadopak njeriun që nuk di as moshën e tij…Lajmi i mire është se sot e tutje Avniu nuk do të flejë më në rrugë…Një shqiptar i mirë, vendosi që t’i blej Avniut një kamper, ku ai mund të jetojë i qetë dhe jo më në trotuare.

Avniu nuk ka një familje, e familjarë i janë kthyer qytetarët e Elbasanit, të cilët mundohen të kujdesen për të, duke i siguruar edhe ushqim. Avniu është një njeri i urtë, por mjaft i mençur.

 

 

Ai flet për ekonominë, historinë e Shqipërisë, industrinë, partitë politike, deputetët, madje edhe për librin. Sipas tij nëse një shoqëri do të ketë një demokraci të mirë, ai popull duhet të lexojë. Në speciale do të ndiqini edhe sesi Avniu e ka pritur “shtëpinë” e tij të re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb