Nën moton , “E ardhmja në duart e mia”, Shoqata  Sportive e Minifutbollit shqiptar finalizoi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator.

Organizatorët thanë se kampionati u organizua me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar komunitetit, sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.

Kampionati i minisfutbollit shiqptar  përfshiu 24 ekipe konkuruese që zhvilluan  përballjet e tyre pranë kompleksit sportiv Ali Demi.

Moren pjese grupmoshat 18 deri deri 99 vjec. Kete te diel ekipi kampion u shpall “Lumineze” ndërsa ne vend te  dyte  u rendit ekipi i “Dajtit”

Ishte kandidati i Partise Socialiste Alqi Bllako i cili i dorëzoi trofeun ekipit fitues. Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë ishte 4 mijë euro.

”Shumë urime ekipit fitues së pari, një falenderim i veçantë shkon për 24 ekipet pjesëmarrësve, që i dhanë jetë e gjallëri gjithë njësisë nr1. Edhe një falenderim për shoqatën e minifutbollit, por edhe për dy miqtë e mi vëllezërit Kadiu, të cilët vazhdimisht promovojnë të rinjtë dhe zhvillojnë talentin e tyre jo vetëm për të rinjtë e Shkozës dhe Ali Demit, por gjithë  Tiranës.”- tha Bllako.

Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar  Klodian Kadiu  tha se  kampionati u organizua me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë te veshtire

Ky kampionat prej vitesh eshte mbështetur nga Akademia “Ali Demi” pas finales dy fjale per për këtë organizim tha edhe presidenti i Akademisë Ergys Kadiu

Ceremonia e ndarjes se çmimeve u shoqërua edhe me momente spektakli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb