LUSHNJE- Policia e Lushnjes kap dhe ndalon një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Ai është Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë shtetas.

Atlin Dhamo

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: