E gjithë bota ka kthyer vëmendjen nga Katari ku po zhvillohet finalja e Botërorit, ndërkohë që atmosfera është edhe e ndezur edhe në sheshin “Skënderbej”.

Gazetari Mario Merhori ka raportuar se situata është e zjarrtë, ndërkohë që shumica e të pranishmëve në shesh janë me Argjentinën.

Sipas Merhorit, ovacionet dhe reagimi kanë qenë të mëdha, në dy momentet kur Argjentina ka shënuar.

“Atmosferë e zjarrtë. Ovacione kur Argjentina ka bërë golat. Solidaritet në momentin që Di Maria u përlot kur bëri golin, kishte ovacione e duartrokitje nga pjesëmarrësit në shesh.

Nëse Argjentina fiton Messi do të fitojë edhe një kupë botërore të munguar.

Shumica e pjesëmarrësve janë me Argjentinën dhe Lionel Messin. Ka edhe ata që janë me Francën dhe shprehin pikëllimin për rezultatin në pjesën e parë”, tha Merhori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: