FIFA ka vendosur përfundimisht për arbitrin e finales së të dielës në Kupën e Botës në Katarit. Instanca më e lartë e futbollit botëror ka caktuar si gjyqtar kryesor polakun, Szymon Marciniak.

Szymon Marciniak arbitroi dy ndeshje në Kupën e Botës në Katar. Ai ishte bilbil kryesor në ndeshjen e Francës me Danimarkën dhe Argjentinës- Australi. Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së vëzhguesve të FIFA-s, të cilët vendosën të shpërblejnë punën e 41-vjeçarit në turne dhe gjatë gjithë vitit 2022 duke i dhënë mundësinë për të gjykuar finalen e madhe të Kupës së Botës.

Francë-Argjentinë luhet me 18 dhjetor, në orën 16.00.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: