UEFA konfirmon se 1/3 e stadiumit ”Dragao” do të ketë tifozë për finalen Manchester City-Chelsea të Champions League.

16 mijë e 500 tifozë do të jenë në stadium për të parë finalen angleze. Chelsea dhe Manchester City do të kenë nga 6 mijë bileta për klub, kurse të tjerat janë neutrale.

Portugalia pati fatin rastësisht të presë finalen e Champions League këtë vit për shkak se pas kërkesave të ekipeve angleze dhe FA, Uefa vendosi që ajo mos luhej në stadiumin ”Ataturk” të Stambollit në Turqi, aty ku ishte planifikuar.

Një alternativë ishte dhe stadiumi ”Wembley” në Londër, por u vendos në ”Dragao” të Portos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb