Uefa ka caktuar arbitrat për dy finalet e kompeticioneve më të rëndësishme në juridiksionin e saj si “Uefa Champions League” dhe “Europa League”.

Në finalen e Cardiffi-t më 3 qershor në Uells, gjermani Feliks Brych do vendosë drejtësi në finalen e “Champions-it” mes Juventusit dhe Real Madrid.
Felix+Brych+b18Z7qeIc66m
Arbitri kryesor Brych do të shoqërohet gjithashtu nga asistentë gjermanë të cilët do të jenë Borsh, Lup, Dankert dhe Fric. Në karrierën e tij, 41-vjeçari Feliks Brych ka arbitruar finalen e Ligës së Europës 2014 mes Seviljas dhe Benfikës. Ai gjithashtu ishte pjesë e arbitrave të Kampionatit Europian “Francë 2016” dhe në këtë sezon ka arbitruar 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Ndërsa në finalen e “Europa League” mes Ajaks dhe Manchester United arbitër kryesor është caktuar slloveni Damir Skomina.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb