Tirana ndodhet në festë! Në çdo cep të saj festohet nga tifozë të kombësive të ndryshme, por kryesisht ata holandezë dhe italianë. Për të treguar atmosferën në kryeqytet, mendoi gazetari i njohur sportiv Dritan Shakohoxha.

Në një lidhje direkte për emisionin “Open” ai tha se nga kjo super sfidë kanë fituar shqiptarët.

“Ky është event i rëndësishëm. Do i japim rëndësinë e duhur. Është sukses i madh që Shqipëria është në qendër të të gjithëve. Në këtë pjesë të parë kam shëtitur në të gjithë Tiranën dhe kam parë këtë qytet që është në festë. Sigurisht që është emocion i madh ta shohësh qytetin ku je rritur në festë.

E kemi parë rrallë në festë këtë qytet. Këtë ndeshje e kam shijuar nëpër qyet. Një Tiranë në festë shumë rrallë e kemi parë. Fitoftë më i miri. Fitorja më e madhe është që këta njerëz kanë ardhur këtu dhe në këtë qytet ka festë”, u shpreh Shakohoxha.

Ai theksoi më tej se atmosfera është e zjarrtë dhe e mrekullueshme.

“Shqiptarët këtë donin të bënin. Shqipëria bëri këtë finale se u krijuan kushtet. Pak kilometra më tej finales është Shkupi ku është zhvilluar finalja e superkupës. Merita që luhet kjo ndeshje këtu është e të gjithëve. E para që u ndërtua një stadium i ri këtu dhe që është i mrekullueshëm. Kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve. Ndeshjen e ka fituar Shqipëria, ka mbaruar”, përfundoi gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: