Organizimi i finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranën, është cilësuar si një arritje e madhe nga Armand Duka. Në një komunikim “on-line” me gazetarët, presidenti i Federatës e cilësoi këtë vendim të UEFA-s si një vlerësim për punën e qeverisë shqiptare të futbollit.
“UEFA la vlerësuar punën e Federatës ndër vite si partner serioz, ka vlerësuar infraskturën tonë në Shqipëri dhe investimet që janë bëra.Nuk është ndikim i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Është puna e FSHF-së që ka bindur UEFA. Kemi bindur që mund ta bëjmë, jo vetëm të konferencës së Ligës, por dhe të tjera”, ka thënë Duka, që nuk i ka shpëtuar pyetjeve për tema të nxehta të së shkuarës së tashmes. Si fillim, fusha e stadiumit “Air Albania”, që do të presë në vitin 2022 finalen e Conference League. Megjithëse ka kaluar vetëm një vit nga inagurimi, fusha e impiantit le për të dëshiruar.

Unnamed
Unnamed

‘Kemi insistuar që nga fillimi me bar natyral, por kishim parashikuar që nuk do shkonte mirë me këtë. Ne provuam me bar natyral, por nuk rezultoi e suksesshme. Nuk mund të jetë e pranueshme as për kampionatin shqiptar, as për kombëtarem dhe jo më për një finale si kjo e ‘Conference League’. Nga ana tjetër do fillojë puna për fushën, që nga java e ardhshme do instalojmë ndriçimin që do zëvendësojë diku atë të diellit për të mundësuar sa më mirë ngrohjen dhe rritjen e barit. Pastaj do të instalojmë një impiant ventilimi, sepse është i mbyllur. Do të provojmë deri në mars me bar natyral, nëse jo, do të provojmë barin hibrid. Ishte i parashikuar që në momentin e fillimit që ma barin natyral do ishte e vështirë, por sido që të jetë, bari natyral është më i këndshëm dhe më i mirë për sporistët”, ka vijuar presidenti i Federatës.

3. Stadiumi Nuk Ndryshon Rrezohet Pista E Elbasanit, Ndeshja Luhet Ne Air Albania
3. Stadiumi Nuk Ndryshon Rrezohet Pista E Elbasanit, Ndeshja Luhet Ne Air Albania

Një koment edhe për kërkesat e Ligës së Futbollit, që ende nuk janë plotësuar nga qeveria. “Rikthimi i futbollit, rikthimi në fushë u bë me kontributin tim dhe me kontribun e kryeministrit të Shqipërisë. Unë dua të besoj që akoma ka ditë deri në 31 dhjetor që ka kërkesa dhe sporti shqipar në përgjithësi të plotësohen. Ato kërkesa janë kërkesa minimale, kryeministri e ka pritur mirë, ka thënë pse jo të ketë Shqipëria një ligj sponsorizimit. Nuk cënohet buxhetin shqiptar, sesa gjërat që dëgjojmë tani janë më të kushtueshme. Shenjat deri më sot nuk ka patur, qeveria ka patur probleme të tjera, por do të mendojë dhe për ne”, ka përfunduar Duka
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb