Në datën 25 Maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të luhet ndeshja finale e Conference League. Kjo ka sjellë edhe rritjen e çmimeve të hoteleve në vend.

Në emisionin ‘Open’ deputetja Grida Duma u shpreh se kjo vjen për shkak se biznesi nuk ka rregulla loje, pasi edhe vetë shteti e bën të paparashikueshme të nesërmen.

Gjithashtu Grida Duma  tha se nuk ka një sjellje të strukturuar ndaj mbrojtjes së vetë biznesit.

“Biznesi nuk ka rregulla lojë dhe duke e ditur se në Shqipëri nuk e ka të sigurt së çfarë do të ndodhë nesër arrijmë në këtë fazë. Ai edhe veten nuk e mbron dot nga kjo sjellja e tij. Nuk është normativë ekonomike, por fakti që ka një qeverisje që e bën të paparishikueshme të nesërmen thotë unë do ta bëj këtë. Por kjo kur ti e tejkalon normën deri në dëmtim të sektorit të pariparueshëm për 10 vite, shteti thotë nga 1 mijë deri në 2 mijë taksimi yt do të jetë 70 % në mënyrë që ty mos të leverdisë ta çosh atje. Ne nuk kemi sjellje të strukturuar ndaj mbrojtjes së vetë biznesit. Ne themi tregu tregu…por tregun nuk e respekton janë monopolistë të plotë.

Pano Soko: Do të isha i lumtur nëse nivelin e shërbimeve, cilësinë ti gjenin sa më cilësore dhe ajo do t’i kthente në Tiranë. Kush niset do ta marrë parasysh çmimin, por në Shqipëri i kthen kur ata të gjejnë ushqim të mirë, cilësi të mirë.

“Qeveria ka vendosur që këtë herë të sjellë pranverën ruse”, u shpreh më tej në tone ironike Grida Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: