West Ham synon të fitojë Conference League, teksa në finalen e madhe të së nesërmes që do luhet në Pragë, do të masë forcat me Fiorentinën. Në prag të këtij takimi foli në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës angleze, David Moyes.

“Fiorentina më bën shumë përshtypje. Ata janë një kundërshtar i komplikuar dhe është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat italiane. Ne i respektojmë shumë. Unë nuk e shoh veten ndryshe nga askush tjetër në këtë dhomë. Jam i privilegjuar sepse kam kaq vite që stërvitem dhe tani mund të luaj në një finale. Unë kurrë nuk e shoh veten si legjendë në këto kushte, më pëlqen të njihem si trajner, një njeri serioz që jep gjithmonë maksimumin dhe gjithmonë përpiqet t’i bëjë skuadrat e tij konkurruese” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: