Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Wembley-t”, ku Anglia do të presë në shtëpi Italinë, në finalen magjike të “Euro 2020”.

Kapiteni “Tre Luanëve”, Harry Kane, në një intervistë të dhënë një ditë përpara sfidës, ka thënë që Italia ka historinë në favorin e saj, duke shtuar, se ata, do të bëjnë gjithçka për të fituar kampionati.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë, një udhëtim i vështirë, me shumë ulje dhe ngritje gjatë rrugës. Por, të luash dhe të udhëheqësh djemtë në finalen tonë të parë Evropiane dhe finalen tonë të parë në 55 vjet apo më shumë do të jetë jashtëzakonisht e veçantë. Eksitimi është aty, jam i sigurt se do të ketë nerva, por ne e presim me padurim. Ju duhet t’i merrni këto momente dhe të shijoni këto momente të historisë dhe shpresojmë se mund të shkojmë një hap më tej dhe ta fitojmë të gjithë garën”, tha Kane.

Italia ka 33 ndeshje si e pamposhtur. Për të shkuar te një humbje e saj, duhet të kthehemi në tetor të 2018, ku ajo u mund nga Ukraina. “Axurrët”, kanë fituar 4 Kupa Bote dhe një Kampionat Evropian, e për Kane, historia flet në favor të italianëve.

“Mendoj se është një lojë vërtetë 50-50. Sigurisht, Italia ka një histori më të mirë se ne sa i përket fitimit të turneve, fitimit të finaleve të mëdha, por unë mendoj se në ekipin tonë shumë prej nesh kanë pasur përvojë në nivele klubesh, ne po luajmë në ndeshjet më të mëdha, finalet më të mëdha në të gjithë Evropën”.

“Është një lojë me të vërtetë e vështirë, padyshim që nga këndvështrimi ynë kemi besim të plotë në atë që po bëjmë dhe mënyrën se si jemi vendosur, por do të jetë shumë e vështirë. Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyeshëm me përvojë të madhe, ata kanë qenë aty dhe e kanë bërë atë. Në çdo finale, në çdo lojë të madhe, duhet të jesh në formë në të gjitha aspektet, kështu që e dimë se kështu ndodh të dielën dhe shpresojmë se mund ta lëkundim atë në favorin tonë”, përfundoi ylli anglez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb