Ka përfunduar me rezultatin 1-1 90-ëshi i rregullt i finales së Europa Leagues, mes Villeral e Manchester United.

Të parët në epërsi kaluan spanjollët të cilët të shënonin me anë të Moreno-s në minutën e ’29 të sfidës.

Goli i baraspeshës do të vinte në minutën e ’55-ë, me anë të Edison Cavanit. Anglezët kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, por sulmuesi Marcus Rashford, nuk arriti të tregohej i saktë para portierit Rulli.

Fituesi i kësaj sfidë tanimë do të përcaktohet në kohën shtesë, ku do të shihet, nëse do të ketë ndonjë fitues brenda 30 minutëshit të saj, apo e gjitha do të vendoset nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Manchester United e ka fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 2017-ë, ku në krye të klubit ishte trajneri portugez Jose Mourinho

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: