Është luajtur sot në stadiumin “Selman Stërmasi” finalja e Kategorisë së Dytë mes fituesve të Grupi A dhe B, respektivisht Elbasanit dhe Vorës. Një ndeshje e cila ka prodhuar një lumë golash, por që në fund ka rezultuar turpëruese për Elbasanin që u mund 2-5.

Dopieta e Sejdinit dhe e Ferrajt si dhe goli i Laçës, i sollën trofeun e parë historik skuadrës së trajneri Çani. Ndërkohë nga na tjetër shënuan kapiteni Kotorri dhe Dishani.

Ajo që vlen më shumë është padiskutim fakti që këto dy skuadra sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb